Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeSezoni turistik në Vlorë nis fuqishëm

Sezoni turistik në Vlorë nis fuqishëm

Sezoni turistik në qytetin bregdetar të Vlorës ka hyrë në një fazë të vrullshme. Vetëm në orët e para të mëngjesit të së dielës, 1236 pasagjerë kanë zbarkuar në Portin e Vlorës përmes dy trageteve që lidhin qytetin me Brindisin, në Itali.

Autoritetet bëjnë të ditur se fluksi është në rritje që prej fundit të korrikut, dhe piku pritet gjatë javës së dytë të gushtit.

Për të përballuar këtë situatë, janë shtuar masat e sigurisë dhe menaxhimit – të gjitha sportelet dhe shërbimet mbështetëse janë në funksion, duke garantuar zbarkim të shpejtë dhe të sigurt për të gjithë udhëtarët.

Operatorët turistikë dhe bizneset në zonë e konsiderojnë këtë rritje një sinjal të fortë pozitiv për ekonominë lokale. Sipas tyre, Vlorës po i kushtohet më shumë vëmendje nga turistët për shkak të përmirësimeve në infrastrukturë, bukurive natyrore dhe ofertës së pasur kulturore e kulinare.

Ky muaj pritet të sjellë një numër të madh vizitorësh, përfshirë edhe shqiptarët nga diaspora që zgjedhin të kalojnë pushimet në atdhe.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT