Manchester United është i gatshëm të tronditë merkaton me një ofertë monumentale për Vinícius Jr.
Përballë vështirësive për të siguruar transferimin e Benjamin Seskos – i cili po i afrohet Newcastlet – drejtuesit e klubit nga Old Trafford kanë zgjedhur një lëvizje të guximshme dhe ambicioze: të investojnë gjithë buxhetin e verës për të nënshkruar me anësorin brazilian të Real Madridit.
Skuadra angleze po përgatit një ofertë prej 200 milionë eurosh për ta bindur klubin “mbretëror”, i cili ende nuk ka rinovuar me lojtarin dhe po përjeton tensione me të për shkak të mosmarrëveshjeve mbi pagën. Vinícius, kontrata e të cilit me Realin skadon në vitin 2027, beson se statusi i tij meriton një pagë të ngjashme me atë të Kylian Mbappé-së. Megjithatë, Florentino Pérez nuk është i gatshëm të prishë strukturën aktuale të pagave të klubit.
Kjo situatë ka krijuar një hapësirë që United synon ta shfrytëzojë. Plani është të krijohet një treshe sulmuese shpërthyese me Bryan Mbeumo dhe Matheus Cunha, i cili do të ishte qendra e sulmit në vend të një sulmuesi klasik. Në Old Trafford besojnë se Vinícius mund të jetë nënshkrimi simbol i një epoke të re, veçanërisht tani që Arabia Saudite është tërhequr nga gara për brazilianin.
Pasiguria rreth së ardhmes së Vinícius-it është shtuar javët e fundit. Negociatat me Realin mbeten të bllokuara dhe, pa ofertat marramendëse nga Arabia, mundësitë për një transferim në Premier League po rriten. Në këtë kontekst, oferta e Manchester United mund të rezultojë një pikë kthese si për lojtarin, ashtu edhe për klubin “mbretëror”.
Deri tani, as Real Madrid dhe as kampi i lojtarit nuk kanë dhënë qëndrimin e tyre mbi ofertën e klubit anglez. E sigurt është që merkatoja ka marrë një kthesë të papritur./Gazeta Express/