Syri kërkon të shohë pak dritë,
Buza të flasë një fjalë të mirë,
Fytyra kërkon një nur të njomë,
Të ndriçojë si ag në mëngjes të lirë.
Dora e shtrirë lyp pak miqësi,
Një prekje shprese në shpirt me sjell,
Zemra rreh për një dashuri,
Që dhembjen ma shëron ngadalë e qetë.
Shpirti kërkon paqe, dashamirësi,
Në këtë botë plot rrëmujë e mall,
Lotët që rrjedhin janë dëshmi,
Se brenda ka plagë, por dhe zjarr.
Këmbët ecin, kërkojnë një shteg,
Të drejtë, të ndershëm, pa lajka e hile,
Truri kërkon dituri për vete,
Që të mos më humbasë në vorbull të stine.
Se shëndeti nuk është veç trup e kockë,
Por dritë në sy, paqe në shpirt.
Kur gjithçka brenda është në ekuilibër,
Edhe jeta vetë merr një kuptim të ri.