Monday, August 4, 2025
BallinaUncategorizedFlorim Nuha -Do shkoj një ditë

Florim Nuha -Do shkoj një ditë

Do shkoj një ditë, pa fjalë, pa zhurmë,
Me ëndrra në shpirt e heshtje në grumbull.
Rrugicat do më presin me dritë në sy,
E hapat s’do ndalen, sado të fryjë frymë.

Do shkoj një ditë, atje ku më kan pritur,
Ku zemra më thotë: “Këtu ke ëndërruar”këtu je rritur
Mbi gurët e vjetër do ngjitem i qetë, plot dashuri
Se çdo plagë e shpirtit e kishte një vlerë plotë nostalgji

Do shkoj një ditë, dhe s’dua me u kthyer
Jo nga harresa, por se gjeta atë që n’shpirt m’ka thyer
Një vend ku mendimet s’janë më peng, plotë mall
Ku zëri i shpirtit flet pa asnjë ngërç, ku ndjehem i gjallë

Do shkoj një ditë — dhe ti mos qaj,
Se rruga më priti, e unë nuk kam faj.
Jam vetëm një ëndërr që nuk u lodh kurrë,
Të shkoj, një ditë… dhe ta kthej çdo mur në urë s’dua të vuaj
Në kurbet më është veshur lëkura e huaj

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT