Monday, August 4, 2025
BallinaLajmeKoloneeli i arrestuar në Prizrën është Nexhmi Krasniqi, ish-drejtori rajonal i Policisë

Koloneeli i arrestuar në Prizrën është Nexhmi Krasniqi, ish-drejtori rajonal i Policisë

Eprori i Policisë që u arrestua në aksionin e sotëm të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Inspektoratit Policor të Kosovës është Naxhmi Krasniqi, ish-Drejtor Rajonal i Policisë së Kosovës për Prizren, shkruan Reporteri.net.

Ai, bashkë me tre persona të tjerë që u arrestuan në këtë aksion, dyshohet për detyrim dhe shmangie nga tatimi.

Krasniqi kishte qenë Drejtor Rajonal i Policisë në Prizren, nga e cila pozitë ishte suspenduar në vitin 2015. Ai ishte kthyer në punë pas një viti, e qysh ditën e parë të kthimit në punë i ishte ndërruar pozita. Ai ishte transferuar në Gjakovë, në detyrën e shefit të operativës.

Më pas i njëjti ishte emëruar Drejtor i Policisë Kufitare.

Inspektorati Policor i Kosovës kishte hapur rast ndaj Krasniqit në vitin 2020, pasi ishte fotografuar me një person, i cili në vitin 2015 është arrestuar e më pas është dënuar me 20 muaj burgim pasi i njëjti ishte kapur në pikën kufitare në Vërmicë me drogë.

IPK kishte rekomanduar suspendimin e tij edhe në janar të këtij viti, për shkak se i njëjti kishte marrë pjesë në një aktivitet politik. Ai ishte parë në një takim të thirrur nga kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndryshe, arrestimi i Krasniqit dhe të tjerëve është bërë pas disa bastisjesh që janë kryer./Reporteri net/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT