Monday, August 4, 2025
BallinaSportLuka Modrić prezantohet te Milani: Jam këtu për të fituar trofe, s’është...

Luka Modrić prezantohet te Milani: Jam këtu për të fituar trofe, s’është koha të mendoj për tërheqjen

Pas largimit nga Real Madridi, Luka Modrić është prezantuar  zyrtarisht sot te Milani, në një konferencë për shtyp në “Casa Milan”, ku kishte në krah familjen e tij. Kroati 39-vjeçar do të mbajë fanellën me numrin 14 dhe e nis këtë aventurë me shumë emocion e vendosmëri.

Fjalët e para si kuqezi

Kam pasur tri javë pushim, por nuk kam ndalur së stërvituri për të qenë në formën më të mirë. Kam ndjekur ndeshjet ndaj Arsenalit dhe Liverpoolit, pashë shumë gjëra pozitive dhe mezi pres të stërvitem me grupin,” – tha Modrić në prezantimin e tij.

Ai shprehu një lidhje emocionale me Milanin:

“Kam ndjekur gjithmonë futbollin italian dhe Milani ka qenë skuadra ime e preferuar që fëmijë, për shkak të Bobanit, idhulli im. Kam një afeksion të veçantë për këto ngjyra.”

Objektivat e Modrić-it

Mesfushori e bëri të qartë: “Kualifikimi në Champions është minimumi. Duhet të synojmë edhe trofe.” Ai theksoi rëndësinë e përulësisë dhe punës së fortë: “Milan është klub i madh dhe duhet të jemi në majë. Unë dua të fitoj.”

Çfarë i ofron Milanit

“Përvojën time, përkushtimin dhe seriozitetin, do të jap maksimumin për të ndihmuar ekipin. E di që priten shumë gjëra nga unë, jam gati.”

Për Serinë A

“E kam ndjekur gjithmonë. Është kampionat taktikisht i organizuar, ndoshta më ndryshe nga La Liga. Do më duhet të përshtatem shpejt.”

Këshilla nga të mëdhenjtë

Modrić pranoi se ka biseduar me Zlatan Ibrahimović-in dhe ka marrë fjalë të mira nga Carlo Ancelotti, ndërsa me Bobanin nuk ka folur së fundmi, por e ka një marrëdhënie të mirë. “Kur personazhe të tilla flasin mirë për Milanin, e kupton që është një klub i veçantë.”

Roli në fushë dhe e ardhmja

“Kam luajtur gjithmonë aty ku mund të diktoj ritmin dhe ta ndihmoj skuadrën të funksionojë. Por jam gati të luaj ku të ketë nevojë trajneri, askush nuk është më lart se skuadra.”

Për një “last dance”?

Ai e shmang këtë ide: “Është herët për të folur për të ardhmen. Dua të luaj Botërorin me Kroacinë, por tani dua të fokusohem tek e tashmja dhe te Milani.”

Të martën, Modrić nis stërvitjet në Milanello, krahas Santiago Giménez, që gjithashtu i bashkohet ekipit pas pushimeve. Tifozët kuqezi tashmë e kanë mirëpritur me entuziazëm një nga mesfushorët më të mëdhenj të dekadës së fundit./Syri net/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT