Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritLumni Nimani -Dashuri platonike

Lumni Nimani -Dashuri platonike

Ujku e do mjegullën,
e lakuriqi – terrin.
Djalli nuk e do kryqin,
më parë e do ferrin.

Unë dua Platonin,
por edhe më shumë:
dua të vërtetën
dhe Aristotelin.

E ty, moj e dashur Arbëri,
s’kam guxim të të dua
shumë tepër –
se mos ta prish atë bukuri,
mbështjellë me atë nur,
që nga Jugu e në Veri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT