Wednesday, August 6, 2025
BallinaVitrina e libritLuljeta Lleshanaku: Kur dashuria jep një shenjë…

Luljeta Lleshanaku: Kur dashuria jep një shenjë…

Ajo futet ne rrjedhën e gjërave me arrogancë,
 si heshtja që pason trokitjet e çekiçit të gjyqtarit
 gjatë seancës.
Gjithë qenia perkundet, nga puhia me e vogël
një arë e ardhur gruri
 që pret për t‘u korrur.
Tamam atëherë kur ti kujton se je e mbrojtur,
kur kujton se tashmë je vetëm një shpinë
 një shpinë e fortë, pa gjoks, pa bark,
pa kërthizë,
(veçanërisht pa kërthizë)
si tavani i qilarit
mbi ushqimet e konservuara për dimër.
Zmbrapsem një moment
 e gatshme  për t’ia filluar çdo herë nga fillimi
me një paletë te pastër piktori
e një vrimë të errët në mes.
E nis për të disatën herë atë rrugë
fundin e së cilës e njoh mirë,
 si prekjen metalike në xhep të fishekut
 të cilin, gjatë rrethimit,
 ushtari i mirë
e ruan për vete.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT