Wednesday, August 6, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Nebiaj-Të besova…

Mimoza Nebiaj-Të besova…

Të besova,
siç beson një e dashuruar.
Zemrën ta fala,
se isha e lënduar tmerrësisht.
U verbova pas teje
me atë naivitetin tim.
Rendja pas teje,
e dashuruar njëkohësisht.

Të desha me forcën e shpirtit,
të desha si nuk kam dashur
askënd më parë.
Me gjithë qenien time
u struka pranë teje,
si një zog që kërkon strehë.
Nuk doja t’ia dija për asgjë –
se të kisha ty,
ndjeja ngrohtësi.

Të desha dhe nuk rreshta.
Gënjeshtrën e urrej
po aq sa mashtrimin.
Në dashuri
ka lot, ka dhimbje, ka ulje
dhe ngritje.
Por kur dashuron me shpirt,
ajo forcohet.

Të desha dhe do të dua gjithmonë,
por shpirti më nuk duron.
Jam e lodhur, e thyer…
Të desha.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT