Prit sot e prit nesër
ditët po kalojnë,
ndërkaq pritjet e gjata
kurrë s’po përfundojnë.
Prita shumë vjet
që të bëhet mirë,
por për çdo ditë
edhe më vështirë.
Deri kur të presim
ne njerëzit e mjerë
që për ne
s’u hap asnjë derë?!
Një mik më tha
prit edhe ndonjë vjet,
se do të bëhet mirë
sikur do ti vetë.
Prita kot së koti
asgjë nuk ndryshoi,
aty ku e nisa
kurrë nuk përfundoi.
Gjithmonë me pritje
ne na shkoi jeta
dhe kurrë nuk u zbulua
ku është e vërteta?!
Prita shumë prita
deri sa u lodha
i thash pritjes ik
se më s’të dëgjova!