Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump do ta takojë personalisht homologun rus, Vladimir Putinin gjatë javës së ardhshme, njoftoi gazeta New York Times, duke cituar dy burime të afërta me këtë plan.
Ky takim pritet të jetë një hap i rëndësishëm në përpjekjet e liderit amerikan për të përmirësuar marrëdhëniet me liderin rus në një moment të tensionuar ndërkombëtar.
Sipas të njëjtave burime, Trump planifikon që pas këtij takimi të bëjë një tjetër takim të rëndësishëm, ku do të jenë të pranishëm ai vetë, Vladimir Putin dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Kjo do të shënojë një përpjekje diplomatike për të zbutur tensionet dhe për të diskutuar çështje kyçe lidhur me konfliktin në Ukrainë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Trump bëri të ditur këto plane gjatë një bisede telefonike të zhvilluar sonte me disa nga udhëheqësit më të rëndësishëm evropianë, sipas burimeve.
Sipas raportimit të gazetës, këto takime do të përfshijnë vetëm Trumpin, Zelenskyn dhe Putinin gjersa nuk do të përfshihen përfaqësues evropianë apo tjerë, duke theksuar natyrën e drejtpërdrejt dhe të përqendruar të këtyre bisedimeve.
Ky fakt nënvizon interesimin e Trumpit për të negociuar drejtpërdrejt me palët kryesore të konfliktit, pa ndërmjetësues të jashtëm.
Në përgjithësi, ky zhvillim mund të ketë ndikim të rëndësishëm në dinamikën e marrëdhënieve ndërkombëtare, sidomos në lidhje me situatën në Ukrainë dhe rolin e Rusisë në arenën globale./Reporteri net/