Thursday, August 7, 2025
BallinaVitrina e libritBarie Çupi-Në pafund.

Barie Çupi-Në pafund.

Pritmë ylber i ngjyrave të mia,
parajs’e kënaqësive pa gara e mëkate,
ligësht ngjet turma e britmës së flliqur,
pritmë i paanë,shkëlqimit m’u përshtate.

Pritmë ylber i udhëve të diellta,
aty rrëzë shkëmbit,një ujvarë pat’kaluar,
çomë përtej mbrëmjesh,pa llumin e errësirës,
të vesoj mëngjeset,në pafund e strehuar.

Pritmë prej së largu,hijet më vibrojnë,
në të vetmen pikturë,me imazh të qartë,
fluturat e moshës,panjollosur i ruaj,
tek zbrazet koha,puhit një rrugë e gjatë.

Pritmë ylber i ëndrrave të ngrohta,
pritjesh tua heshtur,janë dhimbjet e ngjyera,
në t’kaltër kthema këngën,si dashuri në violinë,
gjer në skaj të dehjes,me qelqe të thyera.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT