A është fajtor shqiptari pse në këtë qiell jeton,
nën këtë qiell në trojet e të parëve të vet?
A është fajtor pse është,
e përkundër të gjithëve qëndron shqiptari,
rob e njeri, që do i vetvetës të jetë?!
A është fajtor shqiptari pse, si të tjerët, don
të jetojë si njeri në të vetat, sot e përditë?
A është fajtor pse, përkundër dhunës – rron e qëndron
nën qiellin e Kosovës loke, në truallin e të parëve të vet!