Thursday, August 7, 2025
BallinaVitrina e libritKimete Durmishi -PËRÇAFOVA VENDLINDJEN

Kimete Durmishi -PËRÇAFOVA VENDLINDJEN

Pas çdo hapi që hodha,
vendlindje, të përçafova.
Lashë gjurmët e mia
në lagjen e vjetër të fëmijërisë.

Lotët më rridhnin pa zë,
nga malli i pashkarkuar.
Vetëm në tokën tënde
e ndiej veten të gjallë.

Eci lehtë, dhe rinohem.
Në ty mbetem e paplakur.
Shkrihem si bora nën diellin e ngrohtë,
nga dashuria e vëllezërve dhe motrave.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT