Friday, August 8, 2025
BallinaVitrina e libritEsad Mekuli-Andrra E Vajzës

Esad Mekuli-Andrra E Vajzës

Shushuritja e leht’ e t’panjohtunit më treti fare
dhe agime t’kaltërta andrrova..
.
E nëpër kunor lakmish për ‘limtare-
si lulja q’i jep qiellit lulzimin,
rinin ja dhurova.
Shkëlqyen yjet e qiellit si syt e tijë
të thellë dhe të ndritshm
dhe u shafit nën te e kërthnezta fuqi..
.
-Sonte shushurutja e leht’e t’panjohtunit
më treti fare
dhe agimet e kaltërta andrrova

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT