Saturday, August 9, 2025
BallinaVitrina e libritGjeorgjina Kapaj-Enigma e një jete

Gjeorgjina Kapaj-Enigma e një jete

Dikush thotë që jeta është shumë e
gjatë
Të tjerët është shumë e shkurtër thonë
Në jetë njeriu lë historinë e jetës si vrragë
Gëzimin dhe dhimbjen përherë i bashkon

Cila është më e sakta askush nuk e gjen
Nis enigma që në vitet e fëmijërisë
Një vogëlush që në sheshin e,lodrës e sheh
Kurrë nuk kupton se si do ecë jeta me nxitim

O sa ëndrra të bukura kanë adoleshentët rebelë
Jorganin e jetës dëgjojmë akrepat në orë.
Aherë kërkon një spirancë dhe shpresë
Të mbjellin të ardhmen si yjet si kurorë

Jeta është shumë e çuditshme dhe e paparashikuar
Ajo të vë në provë me gjithë sfidat e stuhitë e saj
Në agimin e zjarrtë vjen dëshira e gjallëruar
Si lumi që gjarpëron në brigjet dritëlarë

E ke frikë stuhinë dhe cunamin që vjen nga oqeani.
E ke frikë tërmetin që rrëzon mure dhe shtëpi
E ke frikë errësirën e madhe ku fshihet mali
Të duket vetja si zog që fluturon në hapësirë

A nuk është jeta udhëtim që shpejt mbaron?
Apo një histori që dikush kërkon ta tregojë?
Çdo gjë të vjen si brengë që të trishton
po nganjëherë të duket si diell që të ngroh.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT