Saturday, August 9, 2025
BallinaVitrina e libritUrim Mezini-BALADË NUSES SË PËRJETSHME

Urim Mezini-BALADË NUSES SË PËRJETSHME

Në një gurë t’harruar,ulur rri një nuse e re
Me duar të bardha, si dëborë dimri
Gjoksi i gulçon ngutshëm,si zog pa zë
Burrin e saj pret,t’i kthehet nga emigrimi

Mbështjellë me shallin me fije shprese
Çdo fije e tij, një ditë-natë pa gjumë
Floku i pambuluar lagur prej vese
Thinjur e zbardhur,nga pritja e gjatë shumë

Në dritare,trëndafili i mbjellë qe rritur
Në çdo petal të tij ,një lot kishte fshehur
Natën,i bëhej se dëgjonte zë,zgjohej e çoroditur
“Udhëtari yt ka mbet i vetmuar e i heshtur”

Ajo,kurrë s’pa kohën,qe e mirë,shi,a stuhi
Sa dëgjonte hapa,shpresa i lindte n’shpirtë
Në zemrën e saj,shumë mallë kishte mbirë
Ruajtur për atë,që e priste natë e ditë

Shtëpia,i qe ,kthyer në një ngrehin pa zë
Pragu i saj, si një varrë, pa emër e datë
Vetvetja ,një statujë me shikim nga retë
Nuse fatkeqe që e mundojë pritja e gjatë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT