Saturday, August 9, 2025
BallinaVitrina e libritZhuliana Jorganxhi- N’ëndërr m’u shfaqe mbrëmë

Zhuliana Jorganxhi- N’ëndërr m’u shfaqe mbrëmë

N’ëndërr m’u shfaqe mbrëmë
U zgjova e mbytur në lot.
Pas xhamash një shi i rëndë,
më dysh kish ndarë kët’ botë.

Binte shi, binte shi!
Oh, ç’ëndrra shikoje ti?
Si u ndamë kështu të dy
mos takohemi as me sy?!

Të trokas dua, të trokas!
Këtë heshtje ah, ta vras!
Shpriti im rri kallkanosur
Ky trishtim nuk ka të sosur.

Hapja portën dashurisë!
Bëji strehë qetësisë!
Të dëgjoj dhe njëherë tek thua:
“Të dua, të dua, të dua!”

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT