Puhizave t’flaktë, n’njelmtsi deti ,
zemren mbshtolla, n’ujsi t’ujnave,
n’kaltersi qielli,
buzen kuqe, rreshkun për një puthje, plas moj e marrë marruqe pse u skuqe,
për nji ngucje afshin hurpe…
Shtratit me lulkuqe , filiz gruni kallnisë
djegë e përvlue prej dashnisë,
n’çati saj si curril akulli jeremisë,gaz e vaj ,
trupit dalldisun si qiparis,
ildis pa prà cohen e dashnisë
Fustanin pala pala, veshë e harlisë…
shtegut n’lulnaja, flen vetmue trupnjala,
imazhin e tij,mshehun syshë..,
Sot, s’e rroku dielli, as se pa hana,
si gjethe kputun e torovit era,
pret,mos murlanesh hatrue, ka me u çilë dera,
tue lundrue detnash,dritëz prarue
shkreptim rrfeje, me u lshue meje