Sunday, August 10, 2025
BallinaVitrina e libritBjondina Agolli -E dashur jetë,

Bjondina Agolli -E dashur jetë,

Ti je një udhëtim pa hartë,
Me kthesa të erreta,me rrugë të paemërta,
Herë na con drejt dritës, herë më zhyt në hije,
Por sado të ndryshme të jenë stinët e tua,
Unë ende zgjohem çdo ditë për të jetuar.

Më ke falur çaste që s’i harroj kurrë –
Të qeshura që shpërthejnë si pranverë në shpirt,
Njerëz që u bënë shtëpi në zemrën time,
Dashuri që më ndezën si yll,
E ndonjëherë edhe dhimbje që më mësuan të ngrihem.

Ti nuk je gjithmonë e lehtë.
Ka ditë kur më mbështjell me vetmi,
Kur heshtja më bëhet shoqe,
E unë ndiej sikur ec vetëm në një botë plot zëra.

Por ndoshta kjo je ti — një mozaik emocionesh,
Një kombinim i papërsosur që më bën njeri.
Ti më mësove se gëzimi është më i thellë kur e ndan,
Se lotët s’janë dobësi, por një formë guximi.

Ndonjëherë të kuptoj më shumë kur hesht,
Kur më lë të ndjej pa fjalë.
E kuptoj se çdo gjë kalon:
Stuhitë pushojnë, dielli del sërish,
Dhe çdo agim është një shans i ri.

Prandaj të pranoj ashtu si je:
Me të mirat, të vështirat, të papriturat.
Sepse në fund të fundit,
Ti je jeta ime — dhe për ty jam mirënjohës,
Për çdo hap që më ke lejuar të hedh.

Me gjithë zemër,
Një njeri që jeton çdo ditë
Me shpresen e fuqise

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT