Sunday, August 10, 2025
BallinaVitrina e libritKlara Shehu -Edhe mundet

Klara Shehu -Edhe mundet

Zemra me mendje të hapur.
Kur takon buzëqeshjen.
Qetësohet shpirti i lodhur.
Gjen strehë, gjen vetëveten.

Dashuria s’matet me rrudha.
As me vitet që vijnë e shkojnë.
As me flokët borë të bardha.
As me rininë që ëndëron.

S’matet me pleqërinë që vjen.
Kur prek shpirtin ajo jeton.
Lumturohet kur fjalën gjen.
Nga përqafimi flakëron.

Dashuria s’ka kufi.
Si lumi që mbush detin.
Rrjedh e qartë në kaltërsi.
Aq sa çudit edhe zotin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT