Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjilanit mesditën e sotme, ku dyshohet se ka ndodhur një rast vrasjeje dhe plagosjeje me armë zjarri, ku nga konfirmimi i policisë thuhet se dy persona kanë mbetur të vdekur, vdekja e të cilëve është konstatuar nga mjeku kujdestar, ndërsa dy të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Gjilan, shkruan Gazeta Metro.
Ndërkaq mediat vendore janë duke raportuar se momentalisht ka arritur në tre numri i viktimave në këtë rastë.
Ajo çka ditet deri më tani është se Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka shpallur në kërkim personin e dyshuar për vrasje, Mefail Shkodra.
Sipas policisë Mefail Shkodra, i dyshohet për veprën penalë “Vrasje e rëndë”, ku policia kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë./Gazeta metro.net/