Monday, August 11, 2025
BallinaVitrina e libritArmenida Qyqja- Brenda zemrës që për ty rreh

Armenida Qyqja- Brenda zemrës që për ty rreh

Ka kohë që po shkrijnë akullnajat, i dashur,
Por bota një dimër tjetër mban në shpirt,
Dhe nuk e ngroh dot asnjë zjarr,
Asnjë Promete sot dot s’e zbraps…

Rrahjet e zemrës i shtrova në rrugën e ngrirë,
Tek unë të vish, që pranë të të kem,
Me frymën tënde ti shpirtin ma ngroh,
Kur bota me borë e acar më mbulon…

Kjo botë i dashur, nuk do as diell e as dashuri,
Dhe ajrin zjarrit nga buzët ia merr,
Por ti në krahë si një foshnjë më mban,
Dhe unë, brenda zemrës që për ty rreh…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT