Monday, August 11, 2025
BallinaVitrina e libritBukurie Bucpapaj-FEMËR LULE JETE

Bukurie Bucpapaj-FEMËR LULE JETE

Aty në prehërin e zemrës,
Gjithçka që dhemb, çdo ndjenjë,
Jetën, ndritëruar prani e femrës,
Në telajo shpirti, pasioni saja flenë .

E ti më thua, njeri si ne është,
Asgjë më shumẽ nuk ka tě veçantě,
Hesht mẽ mirẽ heshtẽ,
Pjalmon lule jete , hojemjaltë.

Atje rrufetë, rrëketë e zjarrit ndizen,
Bota ngjizet ndërsekuencash kohore,
Dashuritë qënies sė saja piqen, digjen
Përkund ninullat foshnjore.

Nëse universi do kishte emër,
Madje hënë e kurorêzuar,
Eshtë ajo unikja ylberinë femër,
Me diellin rilindin të dashuruar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT