Monday, August 11, 2025
BallinaVitrina e libritCerazela Kondi-Për ty!

Cerazela Kondi-Për ty!

Sot do të shkruaj për ty
që nuk dëgjove kurrë,fjalën
” Bravo”!
Për ty ,që u bëre shkëmb,por brënda teje
coptoheshe.

Për ty!
Që nuk kërkon shumë
sepse në sytë e të tjerëve,dukesh
sikur” duron”
Për ty që fjala” bravo” nuk erdhi kurrë.

As kur u rrite shumë shpejt.
As kur ishe,një fëmijë i heshtur
që gjithçka kuptonte.
Mbushje xhepat me faje.
Në vënd të lumturisë që dëshiroje.

Për ty!
Që mbaje familjen,miqtë,lidhje,ëndrra
me duar të çarra dhe gojën pa zë.
Për ty!
Qe duhej,të mbetesh e fortë.
Dhe kur shpirti bërtiste…
” Le të më mbajë dikush,qoftë dhe për pak”

Për ty!
Që buzëqeshje,të tjerët mos frikësoje.
Nuk dëgjove kurrë” bravo”
Kur qëndrove në këmbë,
kur me zemërim nuk u përgjigje.
Që fale,pa ta kërkuar.
Kur jepje,dhe s’të mbetej asgjë.

Më dëgjo tani!
” BRAVO”!

Për cdo herë,që veten nga vdekja shpëtove.
Për cdo herë,që u gjunjëzove.
Por mësove të ngrihesh,përsëri e përsëri.
E vetme,krenare!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT