Mbi 4 kilogramë kokainë janë kapur gjatë një operacioni të Antidrogës në Prizren.
Në këtë aksion është arrestuar i dyshuari me inicialet H.K.
“Sipas vlerësimeve, sasia e sekuestruar e substancës narkotike, në tregun ilegal, mund të kapë vlerën deri në 300 mijë euro. I dyshuari është shoqëruar në Polici, ku është intervistuar në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 orë. Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar nga ana e Njësisë së antidrogës në Prizren në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër narkotikëve dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë, duke raportuar çdo informacion të dyshimtë tek organet e rendit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë kontrollit të realizuar në dy lokacione me urdhër të prokurorit kompetent, në njërën nga lokacionet janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale:
•Substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me peshë totale 4 kg e 440 gram;
•Dy peshore elektronike;
•Para në vlerë prej 260 euro;
•Një pajisje për vakumim të qeseve plastike;
•Një motoçikletë PIAGGIO VESPA;
•Një telefon mobil iPhone 15 Pro Max;
•Një skalper;
•Sasi e konsiderueshme e qeseve plastike për paketim./Objektivi.net/