Saturday, August 23, 2025
BallinaLajmePritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 20 minuta

Pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 20 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit të të dhënave mbi gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas raportit, situata në të gjitha pikat kufitare paraqitet e qetë. Në Merdarë, pritjet për të hyrë në Kosovë zgjasin nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare pritjet janë maksimumi deri në 5 minuta.

Për sa i përket daljes nga vendi, në pikëkalimin e Dheu i Bardhë pritjet arrijnë deri në 20 minuta, ndërsa në pikat tjera qytetarët po presin nga 3 deri në 5 minuta./Front online/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT