Friday, August 22, 2025
BallinaKulturëRECENSION; PËR LIBRIN,, SHTIGJEVE TË JETËS’’ TË AUTORËS, Znj. EMINE KONUSHEVCI-DURMISHI

RECENSION; PËR LIBRIN,, SHTIGJEVE TË JETËS’’ TË AUTORËS, Znj. EMINE KONUSHEVCI-DURMISHI

Shkruan Fadil H. Curri

I.

Një vëllim i veçantë poetik, e në mes të shtresimeve njerëzore, gjendet në vargjet e sajë vetë poetja. Krijimtaria letrare e autores së çmuar, znj.Emine Konushevci-Durmishit, vjen me botimin e librit të parë letrar me mbi gjashtëdhjet punime letrare kryesisht me poezi. Në këtë libër me poezi është pasqyruar edhe puna e mirë e redaktorit prof, Abdullah Blakçorit dhe recensentit prof, Zymer Mehanit. Në këtë produkt letrar të autorës, në shumë përkushtime poetike që gjenden brenda kopertinave të librit,, Shtigjeve të jetës’’, autorja me dashurinë e madhe krijuese që ka ecën individualitetit krijues letrar…E natyrisht se tek krijueset e reja kjo është shumë e natyrëshme dhe normale, ku vërehët qartë përpjekja e autorës si me fjalë, e përmes mesazheve që gjenden në vargje mundohet dhe ja arrin bukur mirë të përqon ndjenja pozitive te lexuesit.

II.

Do doja ti ndajë disa vargje sa për ilustrim po edhe disa strofa për lexuesit nga poetika e bukur që gjendën në librin e parë të autores, znj. Emine Konushevci-Durmishi. Natyrisht se kur vargjet shkruhen ashtu si dalin nga brendia shpirtërore janë më të fuqishme dhe më mbreslënse për vetë lexuesit e çmuar, e pikrishtë këtu qëndronë ajo madhështia e poetes. Po fillojë nga përkushtimi apo poezia e dytë strofa e parë e që është e titulluar…

PA EMËR

Kohës sime ia vodhe gëzimet

e gëzimet mbetën pa emër,

më mbetën vuajtjet e kohës

e emrin tend ua vura…

Sa bukur e thotë poetja’’ E gëzimet mbetën pa emër, me mbetën vuajtjet e kohës’’.

Apo në përkushtimin tjetër poetik, strofa e parë…

MOS

Mos e shkel tokën me këmbë-

mos, se s’duron, rend i vjen.

Mos ler njollë hapi në tokë-

mos, se zemra e saj s’duron…

Apo edhe vargu i fundit i strofës së dytë,’’ Mos, se edhe kësaj jetë i thonë’’. E shihni pra lexues të dashur se sa bukur kërkohet krenaria për tokën e atëdheut të lirë.

Mandej në poezitë si “Jeta n’qiriun e ndezur…jetë?”, “Pritja”, “Kosovë unë bija e jote”,’’ Si një dritë dielli’’,’’Zëri’’,’’Nënë moj’’,’’Fletorja e vjetër”, dhe për ta përmbyllur bukur librin me poezin,’’ Koha dhe fjala’’. Edhe tërë poezinë e bukur e keni faqe 67, unë po I bashkëbisedojë me ju lexues të dashur vetëm dy rreshtat e fundit të strofës së tretë…

Çdo kohë e ka nga një emër disi në vete…

fjalën e shkruar n’letër kohërat kurrë nuk e tretin, e thënë me një filozofi shumë të bukur dhe të kapëshme për kohën dhe lexuesit…ku lexuesi e gjënë veten të përfshirë, të përfaqësuar në vetë vargjet e poetës…

III.

Vërtetë një punë e madhe dhe e veçantë me vlera letrare e poetes së çmuar, znj. Emine Konushevci-Durmishi…

Shpresojmë dhe besojmë se poetja me shumë vlera letrare e njerëzore, do nga gëzojë edhe në të ardhmën me prurje të reja në rrafshin e publicistikës dhe botimeve letrare. Zoti e bekoftë familjarisht poetën, zonjën. Emine Konushevci-Durmishi, me nderime për gjithë juve, krijuesi dhe shkrimtari, Fadil H. Curri

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT