Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritManushaqe Hoxha Laçi-Lermë!

Manushaqe Hoxha Laçi-Lermë!

Lermë të zhytem në detin e shpirtit tënd që dallgëzon
të notoj në thellësi ku zemra hodhi spirancën e dashurisë.
Mos më pandeh të çmendur që rrezikun kërkon
por si prijëse betejash në kërkim të paqes e lumturisë!

Lërmë të prek dorën që diellin mes zjarrit shpalos
brenda syrit të digjem si llavë vullkanike në shpërthim.
Të të bëj sundimtar të qiejve të mi dua doemos
të të kem mbret ndjenjash të zemrës e shpirtit tim!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT