Ka ndryshuar koha, njerëzit po e lëshojnë udhën,
budallenjtë po shtohen, të diturit po t’kurrën.
Të parët janë shumicë, të dytët minoritet,
budallai s’ndalet, i dituri hesht e s’flet.
Po shtohet marrëzia, po t’kurret nderi,
më shumë se i ndershmi po çmohet i pavleri.
I sinqerti përbuzet, mashtruesi adhurohet,
rrena zë terren, e vërteta ngushtohet.