Ai u nis që pa gdhirë
Udhës së eshkët gushtit të drunjtë ,
Ngarkuar shpirtit sfilitës
Mori me vete një çantē brengash ,
Udhëhequr vetmisë nën romuze
Rënduar çaste pendesash dhe mall
Nxitoi të shihte nënën me sytë e vogëlisë
Koha si një breshkē e mbledhur nën zhguall,
Ja kish dhënë një mijë lutje t’ia zhbrazte nē prehër
Ta bekonte si dikur preludeve të fëmijërisë
Tek shqepnin ngadalë arna kujtimesh
Ti ulej në gjunjë e t’ia puthte amanetet,
E shihte si ajo zvogëlohej në trup çdo ditë shēndërrimesh
Një dritē brënda shpirtit i ndizej teksa lehtë duarve e prekte
Të ngulfatur barqeve të ankthit
Kishin kohë pa u parë,
Puthën kripë lotësh faqesh tek u rridhnin
Mbuluar përqafimesh ,
Si dy të porsaardhur nga njē kohë e largēt