Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritSanie Tushi Rrokaj-Pse na vidhni oksigjenin

Sanie Tushi Rrokaj-Pse na vidhni oksigjenin

Pse e digjni këtë vënd
Pse e digjni këtë shpresë
Pse i vutë flakën vendit
O ju njerëz të pabesë.

Pse shkatërruat natyrën
ç’farë faji ju ka kjo tokë
Pse i vodhët oksigjenin
Pa të nuk jetojmë dot.

Pse krijuat tragjedi
O ju duar mëkatare
që i vutë flakën vendit
Sish natyra shkaktare .

Si ka mundësi a s’më thoni
Si u dogj gjithë Shqipëria
që nga Jugu në veri
A mos ka faj perëndia ?

Jo mor jo të dashur njerëz
Se nuk e ka fajin Zoti
Po e ka ndërgjegjësimi
Që natyrën e plagosi.

Plagosi dhe zoqtë e pyllit
U dogjën në flakën bashkë s’dëgjohet këngë e thëllës
Ç’farë qe ky i madh mëkat .

Sa shumë humbën sa u dogjën
Sa shtëpi dhe njerëz bashkë
Kjo qe dora e njeriut
që e përfshiu këtë flakë.

Ç’patët ju o mëkatarë
Ç’farë faji u ka ky komb
A mos vallë për para
A u vraftë i madhi Zot .

Të gjithë po e vrasin vendin
Dikush numëron paratë
Mor u vraftë perëndia
Që ti lani vetë gjyhnatë.

Pse na e vodhët edhe ajrin
Atë kishim pa para
Humbi ngjyrat i gjithë vëndi
Humbëm shpresën dhe gjithçka.

Po për gjithë ata të prekur
Që i ka mbuluar dhimbja
Humbën dhe freskinë e zemrës
Dhe ajrin që kish natyra .

Sot ne na rrahin zemrat
Për tragjedirat e vendit
Këto mashtrimet e radhës
Në beharin brënda zemrës .

Sa në dilemë është ky vënd
nëpër lëndinat e ëndërrave
nëpër Dallgët plot me zjarr
nëpër heshtjen që vret brënda

Dorëzohen dhe sytë nuk munden më
Dhe deti i kaltër zë e bërtet
U shkund bota ime nga flakët e shumta
Nga tymi i zi që që mbuloi dhe retë.

Mbroni veten mbroni vendin
Mroni detin që bërtet
Mbroni pyjet dhe natyrën
Mbroni dhe të vetmen shpresë .

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT