Më mbajti zgjuar ,, njē foto e vjetër,
Ne të vegjël, e prindërit në mes
Nostalgjike, më ktheu në kohë tjetër
E vështroja me ëndje, deri në mëngjes..!
Si medalion, murit varur qëndronte,
Sa lumturi kishim, mendova me vete…
Loti brilant, mbi xham pikonte,
Mall i madh, zemrën e mbërthente !
- Ku janë vajzat, që luanin shtëpisë,
Ai djali i vogël, vallë ku mbeti, ku ?!
Përdore mora kujtimet e fëmijërisë,
Të shëtis me to, në lulnajë, diku ! - O Zot, u luta, kthemi ato vite, përsëri !
Prindërit, t’na shtrëngojnë dorën fort…
Për ta do mbetemi, ata të vegjëlit, fëmijë…
Trëmbemi akoma, nga e egra botë !
Shtëpia e prindërve, si një muze…
Kujtimet, si relike na buzëqeshin
Netëve magjike, rreth fotos mblidhemi ne,
Njëri-tjetrit supeve ,kokën e mbështesim…!