Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritMajlinda Pajaj -Shkruaj

Majlinda Pajaj -Shkruaj

U këput hëna nga degët qiellore,
dhe perëndimi në gushën e horizontit
ngjyrat harroi,
ndërsa është kaq e ëmbël,
dhe në gji më vlon dëshira,
në vargje rrugë të reja të hap.

E si mund të lodhem,
kur rreth vetes pranvera më lulëzon,
rrezëllin pasditja,
si vajzë e dashuruar dalë në ballkon?!

Në skaj të buzëve,
si gonxhe trëndafili derdhet lumturia,
e ndanë lumit të jetës,
dëgjoj këngët e natyrës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT