Satirike-
Lyer e përlyer
Gjitha buz’t e kuqe
S’din cila është vajzë
E cila qenka nuse
Kur të kalojnë pranë
Aroma të rënda
Trupin fund e kry
Lyer me livanda
Me veshje të bukura
Fustanin cubel
Shpinën tërë zbuluar
Deri poshtë në bel
Telefonin n’dorë
Gjoksin shpërthekuar
Ka vdekë Hanko Halla
Për t’i kritikuar
Dhe jo vetëm vajzat
Aq shumë kanë ndryshuar
Meshkujt deri n’brez
Mjekrrat i kanë lëshuar
S’mund ti njohësh fare
Në janë hoxhë a prift
Do thoshte Hanko Halla
Bota na është prishë!