Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritCerazela Kondi-Dikur!

Cerazela Kondi-Dikur!

Kur mimozat binin erë
dhe lëshonin nektarin e tyre
të verdhë.
Kur bajamet çelnin, para se pranvera
të na trokiste në derë.

Atëherë,kur stinët ishin katër.
Dhe çdo stinë,kish aromën e saj,
muzikën e saj,ngjyrat e saj.
Mes bukurive të rrëmbenin.

Ecje në rrugë,dhe vëndi një kopësht
i vaditur me ëndrra.
Lulkuqet,nëpër fusha kërcenin.
Lulet kishin zërin e tyre,flisnin pa fjalë.

Dikur,qeshnim vërtet.
Dhe çastet ngjanin shekull.
Dinim kur vinte vjeshta,ndjenim
kur dimri mbaronte.
Jeta kishte rritëm,pushim,frymëmarje.

Dhe tani?
Tani cdo stinë,shpejt kalon.
Dimri,nuk arrin të vishet.
Pranvera,nuk mban më erë.
Sikur ,u zvogëluan stinët
Sikur,diçka humbi nga jeta jonë e vjetër.

Por kujtimet,mbeten,në cepat e zemrës.
Dhe kur fryn erë nga ajo kohë,
nga vitet e pafajshme të fëmijërisë
Atëherë,të ndjej.
Të ndjej,në mes të verës të nxehtë.
Të ndjej,nga një reze dielli.

Sepse,dashuria e vërtetë,nuk humbet.
Bëhet realitet!
Bie erë atdhe!
Që nuk krahasohet,me asnjë aromë.
Nga kujtimet e fëmijërisë
do të të mbetet gjithmonë,
aroma jote,aromë atdhe!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT