Sunday, August 24, 2025
BallinaVitrina e libritElmije Ajazi-Liria – Fryma e Përjetësisë

Elmije Ajazi-Liria – Fryma e Përjetësisë

Liria është agim që nuk shuhet,
është dritë që hapet në zemër të njeriut,
është psherëtimë e qiellit kur prek tokën
dhe tokë që ngrihet në qiell me shpresë.

Pa të, jeta është veç një hije e lodhur,
pa zë, pa ngjyrë, pa këngë.
Me të, çdo hap bëhet melodi,
çdo frymë, një lutje e shenjtë.

Liria është gjallëria që na ringjall,
është guximi që ndez yjet mbi ballë,
është fjalë e pathënë në buzët e të vërtetës,
është shtegu që na çon kah vetvetja.

Ajo është si deti:
s’mund ta mbyllësh, s’mund ta ndalosh,
sa më shumë e prek, aq më shumë të thërret,
sa më shumë e jeton, aq më shumë të lartëson.

Liria është kuptimi i thellë i jetës,
është gjaku i ëndrrave që rrjedh në damarë,
është pasuria që nuk blihet,
trashëgimi e shpirtit që nuk shuhet\
.
Kush e mbron, bëhet i pavdekshëm,
kush e humb, humb vetveten.
Sepse njeriu pa liri është trup pa shpirt,
por njeriu i lirë është vetë kënga e jetës.

O Liri, ti je bekimi i madh i njeriut,
një himn i fshehtë në çdo zemër,
një kujtim që nuk vdes kurrë,
një përjetësi që i jep kuptim çdo çasti.

Dhe unë të përmend sot,
për ta gdhendur këtë ditë të bukur,
që të mbetet kujtim i artë:
“Liria i jep gjallëri e kuptim jetës.”

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT