Ti s’e di…, asgjë nuk di
Ke parë, ke dëgjuar, por në lëkurë se ke ndierë
Si në një lojë kumbari me humb veten
Tё gjitha ëndrrat me t’u thyer shkrumb e hi !
Ti s’e di çfarë do me thënë me vdekë
E sërish nga hiçi me u ringjallë;
Ti s’e di, ke dëgjuar, por në shpirt se ke ndierë
Me humb lirinë në pa mëkat
E dritën e syve pa marrë krahë,
Nga krahët e tu me ra,
E mos me mund ç’ka mё ba!
Ti s’e di, ke parë e ke dëgjuar,
Por gjer në fund të ashtit se ke ndierë
Kur palestrës sё dhimbjes rinia endej
Ti s’e di, ke parё , mund të kesh dëgjuar
Nё mendje stresin, detyrimin s’e ke ndierë
Atё qё ka mbet mё e dashtë fort
E sikur tё ishe njё regjisore drame Nobel
Me rindёrtue nga fillimi unin e ri .
Ti s’e di, ke parë, ke dëgjuar, por në deje s’e ke
ndierë
Me rrugë të shëmbura nën këmbë:
Me hije të kositur,
Me diell të burgosur,
Me hënë të plevitosur,
Me yje të plagosur,
Me zemrën copë e grimë,
Me ëndrra të pamundura,
E frymë mё iu dhënë…
Krah me marrë,
Me sytë e dashurisë.
Në fund faleminderit jetës pёr t’i thёnё
Se ia dolëm mbanë
Magjinё e saj me ia marrё!