Në çdo çast është jeta ime ecën si lumi
Është vazhdim mirësie apo çasteve të vështira
Një ditë mund të më vijnë të më zgjojnë nga gjumi.
Të më plagosin shpirtin me mijëra dredhira.
Ndjej gëzimin hidhërimin, ndarjen, dashurinë
Ndjej grimca të bukura jete që një herë të vijnë.
Si ylber vijnë dhe ashtu largohen një ditë.
Në çast të mbushet zemra prek lumturinë.
Çasti është uji që pi e kafja që rrufit
kur drekohesh e darkohesh me miq të mirë
Kur përqafohesh me një motër a një nip.
Kur kuvendon me vëllain në muz a agim
Çasti është një mërzitje që të ndryshon jetën
Një fjalë e pathënë që të jep trishtim.
Një sëmundje një vdekje që të copton zemrën.
Një ditë e re kur njeh një shok të ri.
Çasti është kur bëhesh për herë të parë prind
Mban në duar një bebe që zemrën ta mbush
Të këndon zemra si bilbili në degë që cicërin
Kur shikon fëmijën që fle si pëllumb.
Është një lëndinë me luleshqerrë
Po ti mos u trishto merre jetën si të vijë.