Saturday, August 23, 2025
BallinaSportNjë lojtar po e bllokon transferimin e Edon Zhegrovës te Juventusi

Një lojtar po e bllokon transferimin e Edon Zhegrovës te Juventusi

Olympique Marseille ka rritur përpjekjet për transferimin e Edon Zhegrovës, anësorit të Lille dhe yllit të Kombëtares së Kosovës, ndërkohë që Juventusi mbetet i bllokuar në merkato.

Sipas raportimeve të Gianluigi Longarit, “Bianconerët” kanë shfaqur interesim për Zhegrovën, por negociatat e tyre nuk kanë avancuar pasi klubi nuk mund të nënshkruajë me një sulmues anësor derisa të zgjidhet situata e Nico Gonzalez, i cili po pengon afrimet e reja.

Në anën tjetër, Marseille ka intensifikuar kontaktet në ditët e fundit dhe duket në një pozitë më të favorshme për të siguruar shërbimet e Zhegrovës.

Klubi francez e sheh 25-vjeçarin si një përforcim të rëndësishëm për skuadrën e trajnerit Roberto De Zerbi dhe synon ta mbyllë marrëveshjen para se Juventusi të rikthehet fuqishëm në garë.

Andaj, mbetet të shihet deri në ditët e fundit të afatit kalimtar se ku do të kalojë Zhegrova, por një kalim te Zonja e Vjetër nuk mund të përjashtohet.Demokracia.com/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT