Në udhët e arta kërkoi veten
Kërkoi gjurmët ku i kam lënë
nëpër heshtjen time nëpër sfidat e jetës
ku durimi ndërronte
udhë .
Kërkoja nëpër skutat e fshehta
aty ku urkalim s”kish gjëkund
aty ku forca më linëdëte të ecja përpara
në muzgjet e errët ku humbiste ç”do gjurmë.
Më rilindnin ëndërrat nëpër dallgët e detit
kur shikoja lartë në horizont
përshpërisja nëpër hapsira
ku gjëja paqen e qetsisë
kur bisedoja me zoqtë.
Nuk e humbisja drejtimin edhe kur errësira mbulonte ëndërrat
hyja në hapsirën time plot energji
flisja me pemët e larta që çonin gjelbërim
aty ku mali më udhëzonte
jeta më jepte vërtetësi.
Gjithmonë në jetë kam patur një motiv ëndërrat i mbaja pranë realitetit
ëndërrimtar në një jetë të vështirë
mbaja fenerin ndezur në duart e mia
jetës ti mirja sigurinë.
Fuqia e çmuar është si guri
shoqëruar me buzëqeshje dhe lumturi
shtatë ngjyrat e bukura të ylberit
më erdhën me uratën e bukur plot mirësi .
Nuk e harrova rrugën time të kthimit
nëpër shikim të kthjellët në largësi
në buzën time belbëzoja me cicëromat e zogjëve
me shkumët e detit buzëqeshja me dashuri .
Këto ishin hapat e mia që zëmrës mi flasin
këtu jam sot e mot me ty
sa herë kishja frikën nëpër udhët me hije
më lindte pranverë në shpirtin tim.