Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritArif Molliqi- PO NA THONË JETONI NË LIRI E LIRI NUK ËSHTË KJO

Arif Molliqi- PO NA THONË JETONI NË LIRI E LIRI NUK ËSHTË KJO

Gjithë jetën një ujk avdall
na bie n´torishtë tinëz

na i ha delet
na e kafshon çobanin

derisa na ha
ne mendojmë se jemi n´ëndërr
si në legjendat ballkanike

kafsha grabitqare nuk zbutet
në torishtë me qengjin

në Evropën e plakur
janë rinuar prostitutat

na thonë jetoni në liri
e liri nuk është kjo…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT