Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik me vargjet e poetit Gafurr Bytyqi

Cikël poetik me vargjet e poetit Gafurr Bytyqi

LOJA

Krejt çka dua të them…,ta them a t’mos e them…
Po,edhe po u tha,…një e thënë më kot:
E ç’t’i bluash të atyre që mendjen kanë ujem
Fol e fol,kot t’flitet,kur kurrnjë e tyre gjë s’thotë.

Se,kështu,…ashtu,…të gjitha, si veçse përralla
Si përralla e përrallosur, e pa bojë
Si gjepura a cufla, përhedhur me të tallura
Qenka ç’na qenka kjo e të
paudhëve lojë…

POEZI, MË FALË
Më falë poezi që jam kështu si jam:
Patjetër se me ty, sa me të
jetës tjera
Për si hobi, ty, vetëm ty të kam
Ah,ti më dehësja ti,nga më t’mirat verëra.

Jo njëherë,o muzë, ndër të zemrës deje
Ndjej qortime tuat pse ndjej me karar
Ti, gjithnjë ti, kurrë nuk shqitesh meje
Ah, sy,sy fjalëshumë, sy përdëllestar…

E shoh se më sheh si krejt njeri tjetër
Por, më falë,o Euterpe për këtë gulçim n’fyt,
Më mirë të shihem rrallë si shkronjë shpirti n’letër
Apo, si larg qoftë, si thes i rënë shyt…

MONOTONIA
Ç’është kjo monotonia që bota qahet në të
Ç’biçim monstre kjo që s ‘ja shoh surratin
Ku jeni ju që thoni se kjo t’gjithë i zë
Ju, që s’di se pse me të ndani shtratin.

Ku janë ato kthetra që
unë s’i ndiej ende
E mullinjtë që e bluajnë të hidhurën farmak
E ato çaste e raste që
shpirtin e shkojnë në rénde,-
Juve ,ju pyes juve,me të plogëtën n’gjak.

Juve, ju pyes juve të rënëve në amulli
Juve që sot do vdisnit për pak hapërime qeshur,
Meqë monotonia sjell forcën që godet në gji
Ç ‘rrugë vallë duhet ndjekur për të mos e ndeshur?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT