Gjërave që j’u lëshoj pe,
ose s’kanë patur vlerë,
ose kanë qënë të rënda ti mbaj mbi supe,
ose, ose…
Në fund të ditës unë kam jetuar,
sido që ka qënë bilançi.
Ndërkohë kuptova e dëshpëruar,
që bota është një skenë e terë
që ndryshe nga përrallat
fiton e kundërta ,
por kryengritja ime ka qënë gjithmonë heroike!
Di me siguri që,
të dielltë do ta kem ditën kur të ngjitem lart,
Sepse e di,
duhet të kaloj retë që t’i buzëqeshë diellit në çdo kohë e stinë,
dhe kur stuhitë bëhen qesharake ,të pabindura dhe grindavece.
Thonë që,
në e puth a të puth dielli ,
ti patjetër do të kesh rritur krahë me fuqi dragoi.
Ah I bukuri dielli im.