Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-VAJI I NJË DJALI NË GAZA

Murtez Asllani-VAJI I NJË DJALI NË GAZA

O ma vranë babain
katilat e këtij vendi,
kur babai më duhet
o sot,o kurrë.
lotët i rrjedhin lumë
dhe aty pranë kufomës
kërkon këmishën
e babait të vrarë
që ishte luftëtar!

O sillmani këmishën e tij
të përgjakur
t’ia shijoj aromën
edhe njëherë,
se unë mbeta pa baba
dhe vazhdon duke qarë
e çurg i rrjedhin lotët
dhe mallkon luftën,
mallkon vrasësit!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT