Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritRexhep F. Morina-HAPI I TIJ VIGAN

Rexhep F. Morina-HAPI I TIJ VIGAN

(Në përkujtim të njëzetë e shtatë vjetorit të rënies së heroit të kombit Remzi Ademaj)

Nën ato male e kreshtat me drurë,
Themelet e lashta i ka fshati Zhur.
Ato kulla të gurta flasin për trimëri,
Që në kohërat e vjetra bënë histori.

Histori e Lumës në grykën e Drinit,
E rriti nëpër vite shtatin e një trimi.
Me halle të vendit shpejt burrërohet,
Për atdhe ngritët si emër lartësohet.

Se ndali kurbeti as burgu nuk e theu,
Forcë merrte nga toka si dikur Anteu.
Se vetëm kështu mundet armik i egër,
Me guxim kreshniku e forcë në zemër.

Një betim bëri me vëllezërit Gërvalla,
Liria fitohet me luftë e jo me përralla.
Marshoi pa ndalë n’malet e Dardanisë,
Më pushkën në dorë flamurtar i lirisë.

Sa kalonte thellësitë e malit Koritnik,
Silueta e tij vërehej atje mbi Pashtrik.
Përpjekja i fali dije dhe vrulli intuitë,
Jetën baladë epike i shkrepave Petrit.

Nëpër shtigje të luftës hapi i tij vigan,
Me shokët në krah kurrë nuk iu ndanë.
Se lodhi rruga e lirisë as prita se tundi,
Si lisi me jehonë ra, e malet i shkundi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT