Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritRiza Braholli Mborja -T’i puth vetëm pak..!

Riza Braholli Mborja -T’i puth vetëm pak..!

Ti vjen me të rritë e tu të harbuar
më sheh e më hedh një zjarr të harruar.
Ja, mu si kjo dritë pa faj përmbi udhë,
më bën të harroj që mosha ka shkuar
dhe shpirti i ri merr frymë tek unë.

O flakë me zë, o fjalë e pashkruar,
ma huaj të lagshtit e buzëve të tua
e vesën e kaltër që bie mëngjesi
t’ia pi vetëm pak, sa drita në mua,
me dorën e fshehtë të Zotit ta feksi.

S’e di nëse udha me Hyun të pjek,
por krejt si Ai ti frymën ma mek.
Kam mall t’i ul buzët si dreri në krua,
një etje e marrë, ta dish, më përndjek:
t’i puth edhe pse s’të them dot të dua.

E di, e di… ndaj sytë i heq;
dëshirë e arsye nuk puqen për dreq;
e s’jam as Zoti që s’njeh mure e kufij,
por mish edhe gjak që vuaj e heq,
gjer dritës që ndjek një ditë t’ia mbërrij.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT