Saturday, August 23, 2025
BallinaSportLiverpooli ‘miraton’ ofertën rekord për Alexander Isak, detajet e transferimit

Liverpooli ‘miraton’ ofertën rekord për Alexander Isak, detajet e transferimit

Liverpooli vazhdon përpjekjet për të transferuar Alexander Isakun, duke paraqitur një ofertë rekord prej 155 milionë eurosh, sipas raportimeve të fundit.

Sulmuesi i Newcastle United mbetet objektivi kryesor i “The Reds”, por drejtuesit e “Magpies” kanë refuzuar deri tani çdo përpjekje, edhe pse lojtari suedez ka shfaqur dëshirën për t’u larguar duke mos marrë pjesë në stërvitje dhe duke refuzuar të luajë.

Newcastle ka qenë i qartë se Isaku nuk është në shitje, por sipas “The Sun”, Liverpooli beson se klubi më në fund mund të tundohet nga një ofertë rekord prej 155 milionë eurosh..

Kjo situatë vjen vetëm pak ditë para përballjes së madhe mes dy skuadrave në “St. James’ Park”, pas barazimit 0-0 të Newcastle kundër Aston Villas në javën e parë të Premier League.

Në këtë ndeshje pritet të ketë shumë vëmendje mbi të ardhmen e Isak, sidomos pasi tifozët vendas tashmë kanë filluar ta shprehin hapur pakënaqësinë ndaj tij.

Megjithatë, nuk pritet që Liverpooli të paraqesë një tjetër ofertë zyrtare deri pas këtij dueli të rëndësishëm.

Përveç Isak, “The Reds” janë të interesuar edhe për mbrojtësin e Crystal Palace, Marc Guehi, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme.

Pas paraqitjes jo të mirë të Ibrahima Konate kundër Bournemouth, Liverpooli është i gatshëm të shpenzojë 41.6 milionë euro për Guehin.

Nëse realizohet një marrëveshje e dyfishtë për Isakun dhe Guehin, atëherë shpenzimet e verës së Liverpoolit do të arrinin në rreth 554 milionë euro – një shumë marramendëse edhe për standardet e futbollit modern./Syri net/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT