Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritLuan Sheshi-FOSILE MBI LIQEN

Luan Sheshi-FOSILE MBI LIQEN

Fosile mbi liqen,
Të shkumta, të fjetura,
Fund-dita shkon e s’vjen,
Shteg-heshtjesh të etura…

Zallishtet ngjyrosur,
Gjys-vjollcë, gjysmë-gri,
Stof-mbrëmja pllakosur,
Muhaxhire në pafundësi…

Dritëhije të shuara,
Shpresë-fikur gjumojnë,
Kulm-pritjet përralluara,
Gjoks-vlimesh…vesojnë…

Fosile mbi liqen,
Të lashta, të ndryshkura,
Fund-dita shkon e s’vend,
Shtojë-ikjesh të myshkura…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT