Me dha, jeta “njëmijë rrudha”
për me i nda
n’vite e dekada
përmbi valë trastën e hudha
N’dhena té huaja jete n’grata
Sa me t’shpejt ikën e shkreta
pa me falë një pikë lezet
me jetua në k’to dhëna
t’shkreta,
ku ne” shqipe rrallë kush flet
Këtu çdo gjë, duket shumë ndryshe
rrallë shtegtarët bëjnë foletë
ne kurbet është zemra dyshe
këtu dhe “gazi, del i zbehtë”.
Shpesh ia marrë zogut lakmi,
se ka krahë, e ikën lehtë
shpesh në ëndërr, a magji,
përmbi to unë” hidhëm vetë”!
Kurbet qari “banë si fëmija”!
një” krahë zogu e mashtron”!
ne mos mu, “vargjet e mia”,
n’at vend “timin, ma dërgon